Flamurtarin e shoh kampion, Çela pas fitores ndaj Elbasanit

Futboll

Flamurtarin e shoh kampion, Çela pas fitores ndaj Elbasanit

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 17:13
Çela

Trajneri i Flamurtarit, Emiljano Çela, ka qenë i lumtur për suksesin e skuadrës së tij ndaj Elbasanit, ai e ka cilësuar rrjedhojë të asaj që po bënte ekipi së fundmi.

“Duke ditur kualitetet e ekipit të Elbasanit, kërkoja gol se ekipi po luante mirë pasi siç e patë edhe vetë, gjatë gjithë lojës e kemi nisur nga poshtë dhe golat erdhën nga logjika e lojës. E kërkuam në gjerësi apo në linjat qendrore.

Jam shumë i kënaqur nga ekipi, nga agresiviteti që treguan se të gjithë e dinë që është ndeshje me presion të lartë, ndeshje në një pikë kyçe për momentin ku ishim. Vinim pas rezultateve të mira dhe duhej t’i kurorëzonim me këtë fitore që premton, rrit besimin dhe shpresojmë te vazhdimësia.

Çelësi është puna e vazhdueshme, mënyra që mundohem që lojtarët t’i mbaj larg si nga presionet e brendshme dhe të jashtme, nuk ka gjë tjetër te veçantë. Nëse marrim dy ndeshjet e para me Luzin humbëm penallti, ajo penallti e futi ekipin nën trysni dhe u pa me Bylisin. Ekipi ka dominuar por nuk gjenim rezultatin. Një pikë e rëndësishme është kthimi i Oliveira dhe Ramadanit, dy lojtarë të rëndësishëm që përbëjnë boshtin dhe kjo na ka dhënë qetësi, qarkullim dhe rrugëdalje të ndryshme në zona të ndryshme.

Merkato? Më mjaftojnë këta lojtarë, jam i kënaqur me grupin,. E patë që kush u aktivizuan janë lojtarë të rëndësishëm, si Sidibe, Beqja e Berisha. U futën me impuls për të ndryshuar lojën. Çunave u them që dua që siç e vazhdova punën me këtë grip, ta mbyll me këtë. Jam i kënaqur nga grupi, mënyra se si punojnë, seriozitetin në stërvitje e të gjitha.

Si e shoh Flamurtarin? Unë e shoh Flamurtarin kampion, derisa punojmë me seriozitet, ekipi më ndjek. Kemi filluar gradualisht filozofinë time të lojës. Po kënaqemi me këtë lojë që kërkojmë, patjetër që e shoh kështu. Gara është shumë e vështirë, janë ekipe të rëndësishme si Bylis apo Elbasani.

Një ekip profesionist gjatë gjithë kohës kërkesat i ka të larta, jemi të drejtpërdrejtë. Jemi një nga ekipet me buxhetet më të larta në Këtë kategori dhe pritshmëri është e lartë. Por buxheti i lartë jo patjetër përkthehet në rezultat e të jesh pretendent, duhet të jemi të përulur, punojmë e gjejmë vazhdimësinë”, tha Çela për “MCN” pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat