FC Ferizaj ka dy fjalë për Ismet Munishin

Futboll

FC Ferizaj ka dy fjalë për Ismet Munishin

Nga: K. G. Më: 21 tetor 2023 Në ora: 12:49
Ismet Munishi

Ismet Munishi nuk priti edhe shumë, dha dorëheqje të parevokueshme nga FC Ferizaj duke pa rezultatet e dobëta në Ligën e Parë të Kosovës në futboll., Grupi B.

Nëntë ndeshje vetëm 14 pikë të grumbulluara, janë rezultate shumë të zbehta.

Ferizaj ka dy fjalë për Munishin.

“FC Ferizaj ju njofton se pas një periudhe më shumë se 5 mujore në krye të shtabit teknik, Ismet Munishi ka ofruar dorëheqje nga pozita e trajnerit. 

Me këtë rast, FC Ferizaj, e falënderon përzemërsisht trajnerin Munishi për punën dhe kontributin e tij sa ishte pjesë e klubit tonë. 

Projekti me Munishin ishte afatgjatë, me bindje të plotë, se suksesi ishte dëshira jonë e përbashkët. FC Ferizaj e vlerëson shumë trajnerin Munishi, për vlerat sportive, shpirtin luftarak, e mbi të gjitha dashurinë që e ka për klubet kur i drejton.

Prandaj, vlerësime maksimale për punën e trajnerit Munishit, paçka se ajo nuk u përkthye në rezultate.

Skuadrën aktualisht do ta drejtoj trajneri Egzon Shabani dhe ndihmësit e tjerë, deri në një vendim të ri. 

FC Ferizaj vazhdon përpara, asgjë nuk ka ndyshuar në qëllime, e mbi të gjitha asgjë nuk ka përfunduar”, reagon FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat