Saliu: Na pret ndeshje e vështirë me Pelisterin

Futboll

Saliu: Na pret ndeshje e vështirë me Pelisterin

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 12:12
Saliu

Java e nëntë e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë sjell përballje mjaftë interesante që mund të ndikojnë rrjedhën e mëtutjeshme në renditjen e tabelës në ligën e dytë.

Në stadiumin e Reçicës së Madhe do të përballen Arsimi i Çegranit dhe Pelisterit nga Manastiri.

Ekipi i Arsimit, pas tetë xhirove të zhvilluara mbanë pozitën e 11-të me 9 pikë, por kjo në asnjë moment nuk e favorizon Pelisterin që aktualisht mbanë pozitën e dytë me 17 pikë.

Trajneri i skuadrës nga Çegrani, Vildan Saliu, për ndeshjen e sotme kundër Pelisterit deklaroi:

“Sot kundër ekipit të Pelisterit, na pret një ndeshje e vështirë. Pauza dy javore na ka shërbyer për të analizuar punën e ekipit eliminimin e disa gabimeve që janë shfaqur në ndeshjet e kaluara.

Gjithashtu kemi analizuar edhe lojën e kundërshtarit të sotëm. Atmosfera në ekip është në nivelin e duhur, jemi të motivuar dhe shpresoj se me angazhim maksimal dhe disiplinë në lojë shpresojmë të ia dalim t’i gëzojmë tifozët tanë me një rezultat pozitiv.

Fitorja do të kishte vlerën edhe më të madhe kur dihet se luajmë kundër një skuadre që ka përvojë të madhe dhe është pretendente që sërish të kthehet në elitën e futbollit. Unë i besoj ekipit tim dhe shpresoj në një fitore me vlerë të madhe”.

Në ndeshjet e javës së 9-të në Ligën e dytë takohen: Arsimi – Pelisteri, Detonit Plaçkovica – Osogova, FK Skopje – Besa 1976, Kamenica Sasa – Bellasica, Karaormani – Bashkimi, Kozhufi – Pobeda, Novaci – Ohri dhe Vardar Negotinë – Teteksi.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot, me fillim në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat