Zidane apo Alonso, pasues i Ancelottit, ja cilin e mbështet Guti

Futboll

Zidane apo Alonso, pasues i Ancelottit, ja cilin e mbështet Guti

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:28
Zidane apo Alonso

Fundi i këtij sezoni, do të jetë edhe fundi i aventurës së Carlo Ancelottit në krye të Real Madridit.

Madje, tashmë flitet për disa emra që mund të jenë pasues të strategut italian.

Ish-mesfushori i “Los Blancos”, Guti në një intervistë për mediet spanjolle, e ka mbështetur kandidaturën e Xabi Alonso-s që aktualisht drejton Bayer Leverkusenin, të marr ‘timonin’ e gjigantit të La Ligës.

Por, Guti nuk e hedh poshtë as rikthimin e mundshëm te Zinedine Zidane-s në krye të bankinës së madrilenëve.

“Nëse i shikojmë rezultatet, Zidane është trajneri më i mirë që ka pasur Real Madridi në vitet e fundit. Ai e njeh klubin, ai e njeh Florentinon, ai e di se si shkojnë gjërat. Ai e ka profilin e duhur për Real Madridin sikurse Ancelotti”, ka thënë Guti.

“Por unë mendoj se Xabi Alonso gjithashtu e ka këtë lloj profili”, ka theksuar ish-reprezentuesi i Spanjës.,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat