Hysaj: Sassuolo ekip i vështirë

Futboll

Hysaj: Sassuolo ekip i vështirë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:19
Hysaj

Anësori i Lazio, Elseid Hysaj ka folur për “Lazio Style Channel” përpara ndeshjes kundër Sassuolos.

Mbrojtësi kuqezi ka folur rreth vështirësisë që shfaq një ekip si Sassuolo, sidomos me Berardin në sulm.

“Do të na duhet patjetër një ndeshje siç ne dimë të luajmë, vitin e kaluar vuajtëm shumë atje.

Në Sassuolo është vërtet e vështirë të sjellim pikë në shtëpi, por ne e dimë që nëse japim 110% mund ta bëjmë këtë gjë.

Ne sigurisht e dimë se ata kanë lojtarë të nivelit të lartë përpara, por Berardi do të jetë në krahun tim ose në tjetrin.

Duhet të jemi të kujdesshëm në anët e fushës”, ka përfunduar Hysaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat