Asensio rikthehet në stërvitje

Futboll

Asensio rikthehet në stërvitje

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 00:00
Asensio

Paris Saint-Germain do të zbresë këtë fundjavë në fushën e lojës përballë Strasbourg, në një sfidë ku parizienët janë të “dënuar” për të marrë maksimumin, sidomos pas një fillim sezoni jo të mirë.

Pas tetë javësh, skuadra e Luis Enriques ka koleksionuar 15 pikë, ndërsa përpara e pret një kalendar i vështirë, kjo për shkak se pas takimit të kësaj fundjave, parizienët do të vendosen përballë Milanit në Champions.

Skuadra është rikthyer në stërvitje, ndërsa në orët e fundit ka pasur lajme pozitive nga infermieria.

Marco Asensio është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të organikës, me spanjollin që nuk luan nga 8 Shtatori, por tani ai ka nisur punën në fushën e blertë edhe pse i diferencuar.

Ky është një lajm i mirë sepse Asensio ka punuar shumë duke tejkaluar edhe afatin kohor të përcaktuar nga stafi mjekësor i PSG-së dhe shumë shpejtë do të jetë në dispozicionin e trajnerit Luis Enrique.

Gjithsesi, ndaj Strasbourg-ut pritet të mungojë talenti Warren Zaire-Emery, me kapitenin e 21-vjeçarëve të Francës që ka ndjerë shqetësime gjatë ndeshjes me Qipron në kualifikueset e Euro2025.

Luis Enrique nuk kërkon të rrezikojë dhe 17-vjeçari pritet të mos grumbullohet për ndeshjen e kësaj fundjave, me Luis Enrique-n që kërkon ta ketë gati për takimin e Champions-it ndaj Milan-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat