Interi është i etur për të rinovuar kontratën me Lautaron

Futboll

Interi është i etur për të rinovuar kontratën me Lautaron

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:05
Interi

Kreu i Interit, Beppe Marotta, e ka pranuar se skuadra e tij, është e etur për të rinovuar kontratën me Lautaro Martinezin.

Sulmuesi argjentinas është duke bërë një sezon të madh me internistët. Marotta thotë se Lautaro nuk është si Skriniar.

Sipas tij, Interi është i gatshëm për t’i ofruar kontratën e re yllit argjentinas.

“Lautaro nuk është si Skriniar. Nëse ai dëshiron të qëndrojë, ne jemi gjithashtu të etur për një marrëveshje të re”, ka thënë Marotta.

Ndryshe, kampioni i botës me Argjentinën prej kohësh është duke u vëzhguar nga disa klube evropiane përfshirë gjigantët anglez..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat