Armand Duka flet pas fitores me Bullgarinë

Futboll

Armand Duka flet pas fitores me Bullgarinë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:46
Armand Duka - majtas

Shqipëria po vazhdon me rezultatet fantastike nën drejtimin e Silvinjos.

Kuqezinjtë kanë arritur që të fitojnë me shifrat 2-0 në miqësoren e fundit. Menjëherë pas mbylljes së takimit, Armand Duka ka përgëzuar ekipin edhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk kishte si të mbyllej më bukur ky muaj me këtë fitore në miqësoren me Bullgarinë. Kombëtarja shqiptare na dhuroi gëzim të pamasë pak ditë më parë me atë sukses madhor ndaj Çekisë, duke na afruar më shumë me ëndrrën e Europianit, ndërsa na ofroi një tjetër perfomancë të shkëlqyer.

Treguam se kemi elementë shumë të mirë, si në formacionin e parë ashtu edhe në stol. 

Dua t’i falënderoj të gjithë për këtë fitore e si gjithmonë tifozët tanë të mrekullueshëm, që edhe këtë herë ishin të shumtë në numër dhe krijuan atmosferë fantastike në mbështetje të ekipit.  

Bravo çunave, stafit teknik. Pas festës nuk duhet humbur kohë dhe duhet të nisim pregatitjet për finalet e nëntorit, që janë shumë të rëndësishme. Urime”, shkruan Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat