Tifozët e Lokomotivës akuzojnë klubin për Mitajn

Futboll

Tifozët e Lokomotivës akuzojnë klubin për Mitajn

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:18
Mitaj

Mario Mitaj me paraqitjet e bëra ka vendosur në vështirësi drejtuesit e klubit të Lokomotivës të Moskës.

Sipas medeave ruse të shumtë janë rreagimet e tifozëve rus, të cilët e kanë me trajnerin e klubit në fjalë për shkak se ky i fundit nuk i jep minuta të mjaftueshme mbrojtësit të majtë shqiptar.

Nuk është e mundur që një lojtar si Mitaj të mos ketë vend në formacion”, “sa herë ka luajtur me Shqipërinë ka qenë nga më të mirët në fushë” dhe “do të qëndrojë edhe për pak me ne, kam frikë se do të largohet”, janë disa prej komenteve të bëra nga tifozët e Lokomotivës të Moskës në rrjetet sociale pas fitores që mori Shqipëria ditën e djshme përballë Bullgarisë, ku Mitaj shkëlqeu me një asist në golin e Qazim Laçit.

Këtë sezon Mitaj ka luajtur 664’ minuta në total me Lokomotivën e Moskës. Minuta këto të koleksionuara në Premier Ligën Ruse (6 ndeshje) dhe Kupën e Rusisë (3 ndeshje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat