E ardhmja e Kylian Mbappe është ende e pasigurt

Futboll

E ardhmja e Kylian Mbappe është ende e pasigurt

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:46
Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappe është ende e pasigurt.

Ylli i PSG-së është i ndarë mes rinovimit me francezët dhe tundimit të Real Madridit, të cilët e kanë vënë në shënjestër prej vitesh tashmë, por që synojnë ta marrin me kosto zero.

Megjithatë, siç e dimë, merkato nuk ndalet kurrë, kështu që klubet e mëdha në Europë duket se janë vënë në gjurmët… e pasardhësit të Mbappe.

Sipas asaj që raportohet nga Cadena SER, në fakt, klubet kryesore të kontinentit tashmë po ndjekin paraqitjet e Eli Junior Kroupi, 17-vjeçari i Lorient, skuadër e Ligue 1.

I lindur në vitin 2006, me origjinë nga Lorienti, Eli Junior, djali i ish-futbollistit të Bregut të Fildishtë Elie Kroupi, edhe ish-lojtar i Lorient, tashmë është pjesë e ekipit të parë, duke konfirmuar cilësitë e tij të parakohshme.

Debutimi i tij në Ligue 1 erdhi më 3 qershor kundër Strasburgut në ditën e fundit të kampionatit, në moshën 16 vjeç e 345 ditë.

Këtë vit, pasi luajti si zëvendësues në tri ndeshjet e para, ai fitoi një vend si titullar në ekip, duke shënuar golin e tij të parë në Ligue 1 në shtator kundër Nantes dhe duke shënuar dygolëshin e tij të parë në barazimi 3-3 ndaj Lyon-it të Fabio Grosso.

Vëzhguesit e Real Madridit dhe Barcelonës, por edhe ata të skuadrave të tjera europiane, e kanë parë nga afër disa herë djaloshin.

Sipas Bojan Krkic, menaxher i Blaugranas, Eli ka karakteristika të ngjashme me Mbappe, duke qenë në gjendje të luajë si qendërsulmues ose sulmues i majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat