Një portier i Superiores në stolin e Kombëtares

Futboll

Një portier i Superiores në stolin e Kombëtares

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:18
Shqipëria

Portieri Elhan Kastrati nuk do të jetë prezent në ndeshjen miqësore të Shqipërisë me Bullgarinë, që luhet këtë të martë duke nisur nga ora 18:00 në “Air Albania.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Kastrati është i sëmurë me grip dhe nuk mund të jetë në këtë miqësore.

Për këtë arsye trajneri Sylvinho ka ftuar një portier të Kategorisë Superiore në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Portieri i Egnatias, Alen Sherri do të jetë në stol për ndeshjen Shqipëri-Bullgari, duke u bashkuar për here të parë me kombëtaren “kuqezi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat