Shqipëria U-19 luan ndeshjen e dytë

Futboll

Shqipëria U-19 luan ndeshjen e dytë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:02
Shqipëria U-19

Shqipëria U-19 zhvilloi miqësoren e dytë në Turqi, ndaj bashkëmoshatarëve vendas. Ndeshja u luajt në stadiumin “Golcuk Sehir Stadyumu” dhe përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Turqisë.

Trajneri Ervin Bulku aktivizoi nga minuta e parë këtë formacion:Klevi Totoshi (GK), Klevis Haxhari, Ardit Nuredini, Ermal Meta, Arlind Kurti (C), Jordi Jaku, Elton Fikaj, Dean Vranici, Flavio Sulejmani, Ledjo Tresa, Rron Breca Hasani.

Pavarësisht rezultati kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë ku nuk munguan edhe rastet e pastra për shënim. Ndërsa në pjesën e dytë trajneri Bulku kreu edhe disa zëvëndësime, për të provuar lojtarët që kishte ftuar në këto dy miqësore nga Turqisë U-19.

Ndeshja e parë miqësore përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ndërkaq ashtu siç e ka theksuar edhe trajneri Bulku këto ndeshje miqësore janë të rëndësishme për kolaudimin e grupit, për kualifikueset e Europianit të kësaj grup – moshe që zhvillohen në muajin nëntor.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat