Flamurtari dhe Elbasani e nisin me fitore

Futboll

Flamurtari dhe Elbasani e nisin me fitore

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka nisur mjaft mirë për Flamurtarin dhe Elbasanin.

Kuqezinjtë e Flamurtarit kanë mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-0.

Beqja dhe Di Estefano ishin autorët e golave të takimit të mbajtur në Vlorë.

Në takimin tjetër Elbasani ka mundur të fitojë me shifrat 3-0 në transfertë ndaj Besëlidhjes.

Për verdheblutë e Nevil Dedes golat mbajnë autorësinë e Rami (41’), Klementi (43’) dhe Melos (83′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat