Kasumi është vëzhguesi i parë i gjyqtarëve nga Kosova

Futboll

Kasumi është vëzhguesi i parë i gjyqtarëve nga Kosova

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 23:37
Kasumi

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Besfort Kasumi do të jetë vëzhgues i gjyqtarëve në turneun kualifikues për u17. 

Besfort Kasumi është deleguar nga UEFA në cilësinë e vëzhguesit të gjyqtarëve në turneun kualifikues të Grupit 3 për Kampionatin Evropian për grupmoshën 17-vjeç që zhvillohet në Lihtenshtajn, e ku marrin pjesë edhe Gjermania, si kampione evropiane e kësaj grupmoshe, Ukraina dhe Finlanda.

“Kësisoj, Kasumi bëhet vëzhguesi i parë nga Kosova që delegohet nga UEFA në evente të tilla.” thuhet në njoftim.

Kasumi si arbitër futbolli ka ndarë drejtësinë në futbollin vendor si dhe në ndeshje ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat