​Rooney refuzoi paratë e arabëve para se t’i bashkohej Birminghamit

Futboll

​Rooney refuzoi paratë e arabëve para se t’i bashkohej Birminghamit

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 18:25
​Rooney refuzoi paratë e arabëve para se t’i bashkohej Birminghamit

Trajneri i ri i Birminghamit, Wayne Rooney tha se ka refuzuar një ofertë për të marrë drejtimin e një skuadre nga Arabia Saudite, para se të pranonte ofertën t’i bashkohej klubit nga Championshipi.

Ish-trajneri i Evertonit dhe Manchester United, dhe sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, ishte në kërkim të një sfide të re si trajner, pasi që i dha fund aventurës së tij te DC United pas dy vitesh me klubin amerikan.

Të enjten e kaluar, Rooney u emërua trajner i Birminghamit, për herë të dytë në futbollin anglez që prej se ishte trajner i Derby Countyt mes vitit 2020 dhe 2021.

Shefi ekzekutiv i Birminghamit, Garry Cook provoi që të sillte Rooneyn në Arabinë Saudite gjatë kohës sa ai ishte president i Ligës Pro Saudite. Sidoqoftë, Cook u largua nga kjo pozitë në muajin korrik për t’iu bashkuar Birminghamit.

Rooney e refuzoi shansin për të shkuar në Arabinë Saudite në favor të rikthimit në Angli, ku edhe nënshkroi një kontratë tre vjeçare e gjysmë me Birminghamin.

“E ndjeva se zhvillimi im ka një rrugë tjetër për ta ndjekur. Nuk ka mos respekt për trajnerët që kanë shkuar atje”, tha Rooney.

“Ne do të provojmë shumë që të promovohemi këtë vit (me Birminghamin). Me lojtarët që i kemi sjellë gjatë verës, ka ambicie për ne. Është diçka që ne do ta bëjmë me çdo kusht. Qëllimi është për ta rikthyer klubin në Premier Ligë”, shtoi më tej Rooney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat