Taulant Seferi: Të ngrisim lart emrin e Adem Jasharit, duke bërë krenarë pasardhësit e tij

Futboll

Taulant Seferi: Të ngrisim lart emrin e Adem Jasharit, duke bërë krenarë pasardhësit e tij

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 16:30
Taulant Seferi

Taulant Seferi shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës të enjten.

Ndërsa sot, ai ka vendosur t’ia kushtojë një postim heroit Adem Jashari.

“Ne që po japim zemrën në fushë duke i bërë krenar gjithandej shqiptarët, por HEROI I LIRISË që dha gjithqka që kishte duke sakrifikuar edhe familjen e tij është kënaqësi kur degjon emrin e tij që thirret pa ndërprerë në Stadium të jep shpirt, motiv që të japim maksimumin aty.

Dhe me fitore ta ngrisim emrin e tij lart duke bërë krenar pasardhesit e tij. Rrespekt per Familjen JASHARI”, shkroi Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat