Juventus sfidon Barcelonën

Futboll

Juventus sfidon Barcelonën

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 16:14
Juventus

Shtohen zërat që flasin për nja transferim të Jadon Sancho tek Juventus-i.

Pas lajmeve të ardhur nga Anglia, edhe e përditshmja spanjolle Sport ka konfirmuar gjithçka.

Pas prishjes së marrëdhënieve me trajnerin Ten Hag, anglezi është gati të largohet nga Old Trafford.

Klubi bardhezi është gati ta presë në janar, duke e huazuar deri në fund të sezonit.

Juventus, në fakt, është në kërkim të një sulmuesi krahu dhe Sancho është një mundësitë më të mira që ofron merkato. Por edhe Barcelona interesohet për lojtarin.

Megjithatë, katalanasit do të donin ta merrnin verën e ardhshme, ndoshta duke provuar ta bindin Manchester United me një ofertë për ta blerë përfundimisht anglezin.

Mund të kemi një duel në merkato mes Juves dhe Barçës për Jadon Sancho-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat