Ronaldo shkakton eufori në Sarajevë, kështu pritet 

Futboll

Ronaldo shkakton eufori në Sarajevë, kështu pritet 

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:48
Në aeroportin e Sarajevës

Shumë tifozë mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës për të parë një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i madh ka mbërritur në Sarajevë me ekspeditën e skuadrës portugeze të futbollit, e cila nesër në Zenicë do të përballet me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Tifozët kënduan emrin e Ronaldos me atë rast, dhe disa shkuan aq larg sa sollën në aeroport personazhe kartoni dhe maskota të idhullit të tyre, shkruan media boshnjake “Klix.ba”.

Image

Lojtarët e Portugalisë janë futur në autobusë direkt nga pista dhe më pas nën masa të rrepta sigurie janë nisur drejt Zenicës, ku do të akomodohen dy ditët në vijim.

Tifozët e portugezit të famshëm që u mblodhën në aeroportin e Sarajevës u privuan kështu të shohin idhullin e tyre live.

Kujtojmë se nesër në stadiumin e Zenicës me fillim nga ora 20:45 luhet ndeshja ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Portugalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat