Prapaskenat me Eden Hazard

Futboll

Prapaskenat me Eden Hazard

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:29
Eden Hazard

Çelsit iu desh të ndalonte një furgon që shiste ushqim të shpejtë jashtë stadiumit “Stamford Bridge” yllit të skuadrës, Eden Hazardit, gjatë sezonit të tij të parë në klub. Sulmuesi belg njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli këtë javë në moshën 32-vjeçare.

Ai luajti shtatë vjet në Londër pasi mbërriti në vitin 2012. Por të gjithë e mësuan shpejt dobësinë e tij për ushqimet e pashëndetshme.

Sipas gazetarit Met Lou, pronarëve të një furgoni që shisnin hamburgerë pranë stadiumit të Çelsit iu tha që të ndalonin të shisnin ushqim te Hazardi, i cili i kishte “fast-food”-et ushqimet e tij të preferuara.

Hazard ndërtoi këtë reputacion, ndërsa luante në Premier Ligë dhe ish-shoku i tij i skuadrës, Xhon Obi Mikel, tregoi me shaka se ai ishte lojtari më dembel me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

Ish-ylli i Realit zemëroi edhe një kryebashkiak në vendlindje, i cili e quajti futbollistin një njeri të shëndoshë, pasi ai u largua gjatë një ndeshjeje të Belgjikës për të shkuar direkt në një “fast-food”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat