Rivali i Shqipërisë e mund në shtëpi Lituania e Paulauskas

Futboll

Rivali i Shqipërisë e mund në shtëpi Lituania e Paulauskas

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 20:05
Pamje nga ndeshja

Bullgaria mundet në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Lituania dhe mund t’i thotë zyrtarisht lamtumirë Europianit, pasi ndodhet e fundit në grup me vetëm 2 pikë.

Skuadra bullgare ishte e pafuqishme nga Pauluaskas me shokë, të cilët shënuan dy herë në të dyja pjesët me Sirvis për të marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë dhe për të mbajtur ëndrrën gjallë për Gjermaninë.

Kështu Bullgaria do të vijë me një humbje në “Air Albania”, me sfidën e radhës që do ta luajë kundër Kombëtares shqiptare më 17 tetor, ora 18:00.

Gjithashtu po në këtë orë u luajt dhe takimi midis Sllovenisë dhe Finlandës, që pa fituese skuadrën sllovene me rezultatin 3-0, duke e afruar akoma dhe më shumë me Europianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat