Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë nesër ndeshjen miqësore ndërkombëtare

Futboll

Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë nesër ndeshjen miqësore ndërkombëtare

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:22
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në minifutboll dhe ajo e Shqipërisë do të përballen mes vete nesër (e diel) në një ndeshje miqësore ndërkombëtare. 

Sfida vëllazërore do të zhvillohet në “Prince stadium” në Prishtinë, në ora 17:30.

Shoqata kosovare e minifutbollit ka ftuar të gjithë adhuruesit e minifutbollit për përkrahje në rrugëtimin e kombëtares drejt ngjarjeve ndërkombëtare.

Kujtojmë se, të dy ekipet janë të pranuar në Europe Minifotball Federation.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat