E pret “ferri”

Futboll

E pret “ferri”

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:51
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku është gati. Dhe aspak i frikësuar. Padyshim, ai e di mirë se më 29 tetor, në “San Siro”, tifozët e Interit i kanë përgatitur një pritje të veçantë, me 50 mijë fishkëllima, gati për ta bërë të ndjejë peshën e presionit si “tradhtar”.

Një presion që megjithatë nuk i intereson “Big Rom”. Dje, në konferencën për shtyp që ka mbajtur në Belgjikë, atij i është bërë një pyetje konkrete për këtë dhe ka reaguar në mënyrën e tij.

“Big Rom” mbeti i padurueshëm, buzëqeshi, më pas duke e parë në sy bashkëbiseduesin e tij u përgjigj:

“Unë fokusohem tek e tashmja, Roma dhe ndeshja kundër Austrisë”.

Më pas shtoi: “Personalisht preferoj t’ia kushtoj energjitë e mia fushës së lojës”. Duke pasur parasysh se si e filloi sezonin te Roma, nuk është e vështirë ta besosh atë që thotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat