Seferi dhe Ajeti priten titullarë

Futboll

Seferi dhe Ajeti priten titullarë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:48
Shqipëria

Në mbrëmjen e 12 tetorit, në orën 20:45, Shqipëria do të luaj një ndeshje tepër të rëndëishme të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 kundër Çekisë në “Air Albania”.

Tifozët prisnin me padurim rikthimin e Armando Brojës në fushën e lojës, por “bomberi” kuqezi pati shqetësime në gjurin e tij dhe kështu nuk do të jetë në dispozicion të Sylvinho,a shut sikur Ardian Ismajli.

Formacioni i Shqipërisë pritet të jetë me Berishën në portë, dhe para tij të vendoset katërshja e Mitaj-Gjimshiti-Ajeti-Hysaj. Përpara vijës së mbrojtjes, Asllani dhe Ramadani janë themelet e padiskutueshme të mesfushës.

Nedim Bajrami do të jetë fantazisti pas treshes së sulmit që pritet të jetë me Seferin, Cikalleshin dhe Asanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat