Shqipëri - Çeki, Duka takon Ballën dhe drejtuesit e Policisë

Futboll

Shqipëri - Çeki, Duka takon Ballën dhe drejtuesit e Policisë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:37
Pamje nga takimi

Orët përpara ndeshjes të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, Shqipëri-Çeki janë shfrytëzuar për organizatorët e këtij eventi të madh për të diskutuar për masat e sigurisë të marra për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

Në këtë takim morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku si edhe përfaqësues të tjerë të FSHF-së dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

“Mbështetja e Policisë edhe në eventet e mëparshme në ndeshjen kundër Polonisë ka qenë e nivelit të lartë, e nivelit të mirë pavarësisht se kemi pasur ndonjë incident, por gjithsesi unë jam i sigurt se qoftë Policia, qoftë ne, nuk mund të bëjë asgjë nëse ne nuk kemi një bashkëpunim me ata që do të jenë në stadium, me spektatorët”, tha numri një i FSHF-së, Armando Duka.

“Siç jam informuar nga Drejtori i Përgjithshëm pas komunikimit edhe me zyrtarët më të lartë të FSHF-së i gjithë verifikimi do të jetë pa hyrë në stadium, që në momentin e parë të kontrollit fizik dhe kontrollit të biletës përmes një pajisjeje që verifikon vlefshmërinë e biletës.

Kushdo që do të tentojë të përdorë bileta të falsifikuara duhet të ketë parasysh që hyn në juridiksionin e ligjit dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do të marrë të gjitha masat”, – tha Ministri Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat