Shtyhet ndeshja Kosovë-Izrael

Futboll

Shtyhet ndeshja Kosovë-Izrael

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 11:20
UEFA

UEFA ka marr vendim për ta shtyrë ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Ballafaqimi ishte i paraparë të zhvillohet më 15 tetor, por për shkak të konfliktit që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës, UEFA ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në një datë tjetër të më vonshme.

“Ndeshja kualifikuese për EURO 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë.

Një datë e re për këtë ndeshje do të shpallet në kohën e duhur.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat