Ambasadori çek “vishet” si tifoz

Futboll

Ambasadori çek “vishet” si tifoz

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:05
Karel Urban

Republika Çeke duhet të fitojë për të mos humbur trenin europian. Ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë,

Karel Urban heq kostumin diplomatik dhe vesh atë të tifozit në prag të sfidës që për shumë konsiderohet si finalja e madhe e grupit.

“Nuk do të jetë e lehtë për ne, jam i sigurt për këtë.

Por unë gjithsesi them se çdo rrugë për në majë është e vështirë.

Po të shikosh grupin si çek duhet të themi që duam të shkojmë deri në finale. Kështu që ne duhet të fitojmë”, ka deklaruar Urban. 

Në një intervistë për emisionin “Zona 30”, ndër të tjera ai ndalet edhe te ndjesitë personale që ka për këtë duel, ndërsa vlerëson Kombëtaren e trajnerit Silvinjo për karakterin e treguar.

Gjithashtu, zbulon dhe disa detaje interesante që lidhen me numrin e tifozëve çekë që do të mbërrijnë në vendin tonë por dhe përfitimet që do të kenë dy popujt nga një eveniment i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat