Muça për duelin e Shqipërisë: Jemi në Europian por nuk na çon ndeshja e nesërme

Futboll

Muça për duelin e Shqipërisë: Jemi në Europian por nuk na çon ndeshja e nesërme

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:03
Muça

Shkëlqim Muça mendon se Shqipëria është thuajse e sigurt pjesëmarrëse në Europianin e ardhshëm.

Duke folur në emisionin “Open” në “News 24”, ai shpjegoi se nuk e kishte menduar se kuqezinjtë do të ishin kryesues të grupit në këtë pikë.

“Të jem i sinqertë nuk e mendoja që do të ishim këtu. Natyrisht e prisja që do të bënim luftë të fortë, paraqiteshim mirë si skuadër. Por nuk mendoja se do të ishim të parët.

Jemi të parët, më afër se kurrë dhe po të shohim ndeshjet jemi më të favorizuara se i kemi 2 brenda e 1 jashtë. Ndërsa kundërshtarët janë më pak të favorizuar.

Mbas marrjes së 4 pikëve në dy ndeshjet e fundit kemi bërë një hap shumë të fortë para dhe mendoj se jemi në Europian. Dhe ndeshja që do na çojë atje është ndeshja me Moldavinë.

Edhe barazimi është pozitiv. Me barazimin nesër, kur shkojmë në Moldavi, luajmë edhe për barazim. Nëse humbim, duhet të shkosh patjetër për fitore në Moldavi, nuk ke rrugë tjetër, atje edhe barazimi të nxjerr jashtë”, tha Muça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat