Dinamo, ikin Memushaj e Sakone

Futboll

Dinamo, ikin Memushaj e Sakone

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 19:49
Dinamo

Zëvendëstrajneri Ledian Memushaj dhe përgatitësi atletik Korrado Sakone janë larguar nga stafi i trajnerit të Dinamos, Luixhi Di Biaxho.

Largimi i ish-lojtarit të kombëtares, vetëm tre muaj pas angazhimit me blutë, ka ardhur pasi ai do të angazhohet me kursin e trajnimit UEFA B. Dorëheqja e tij është pranuar pas një mbledhjeje të drejtuesve të klubit me stafin teknik.

Memushaj u afrua te Dinamo gushtin e kaluar, kur u emërua Di Biaxho.

Për sa i përket italianit Sakone, largimi i tij ishte një vendim i marrë nga drejtuesit, por arsye specifike nuk janë bërë të ditura. Ajo që dihet është pakënaqësia e drejtuesve për gjendjen e skuadrës pas tetë javëve të para të kampionatit, në të cilat Dinamo ka grumbulluar vetëm shtatë pikë.

Megjithatë, pozicioni i ulët në renditje nuk ka vënë, të paktën deri tani, në rrezik postin e trajnerit Di Biaxho. Për sa u përket të larguarve, për momentin nuk do të ketë zëvendues nga jashtë dhe roli do të mbulohet nga zëvendësi tjetër i Di Biaxhos, italiani Fabricio Pikareta, ndërkohë që do të kërkohet një përgatitës atletik për të zëvendësuar Sakonen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat