Nefi Huseini i Voska Sport përgëzon Ballkanin për arritjet evropiane 

Futboll

Nefi Huseini i Voska Sport përgëzon Ballkanin për arritjet evropiane 

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 18:04
Nefi Huseini e Arsim Kabashi

Pronari i Voskës, Useini personalisht Kabashit i përcolli urimet dhe vlerësimin maksimal për punën dhe sukseset e Ballkanit në skenën Evropiane, arritje që bëjnë krenarë shqiptarët e të gjitha trojeve. 

Histori e bukur futbollistike me nivel evropian po shkruhet  nga Ballkani i Suharekës. Dy herë kampionët e Kosovës për të dytin vit rresht luan në grupet e UEFA Conference League, ku së fundmi prodhuan seanzacion duke mundue 2:0 Dinamo Zagrebin. 

Edhe pse e krijuar 74 vite më parë si KF Rinia, gjithsesi Ballkani është skuadër relativisht e re në nivele serioze e që shënon suksese të pa  prekura paraprakisht nga ndonjë skuadër shqiptare. 

Ndërkohë ekip i ri në skenën futbollistike është edhe Voska Sport nga Ohri, skuadër debutuese këtë vit në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut. I futur tashmë me zemër e pasion në këtë sport magjik, i pari i Voskës, Nefi Useini din të vlerësojë mirë arritjet e Ballkanit dhe me këtë rast ai personalisht ka udhëtuar drejt Kosovës për të takuar numrin një të Ballkanit, Arsim Kabashin.

Një takim i ngrohtë mes pronarësh e investitorësh në futboll, ku Useini personalisht Kabashit i përcolli urimet dhe vlerësimin maksimal për punën dhe sukseset e Ballkanit në skenën Evropiane, arritje që bëjnë krenarë shqiptarët e të gjitha trojeve. Presidenti i Ballkanit vlerësoi vizitën e pronarit të Voskës, derisa Kabashi e Useini u dakorduan që të takohen më shpesh për forcim të bashkëpunimit mes dy klubeve.

Në takimin në fjalë mori pjesë edhe Enver Sulejmani, ish-zëvendës sekretar i përgjithshëm i FFM-së, punëtor shumëvjeçarë te Shkëndija e Renova, ndërsa tashmë sipas zërave që vinë nga Ohri, pritet të kyçet në strukturat e Voska Sportit. 

Pllaketa e dhuruar nga ana e Useinit do të shënojë takimin e parë mes dy klubeve, të cilat për kuriozitet udhëhiqen e sponsorizohen nga dy drejtues të kompanive të fuqishme për ndërtimtari në vendet respektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat