Kamberi transferohet te Slaven Belupo

Futboll

Kamberi transferohet te Slaven Belupo

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:54
Kamberi

Klubi kroat, Slaven Belupo ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Florian Kamberi, i cili transferohet si lojtar i lirë.

Kamberi mbylli aventuren e tij te Huddersfield në Angli gjatë kësaj vere dhe vetëm tani ka arritur marrëveshje me klubin e tij të ri.

Sulmuesi shqiptar do ta vazhdoj karrierën në Superligën e Kroacisë pasi është klubi Slaven Belupo, i cili ka konfirmuar transferimin e tij gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

“Florian Kamberi është lojtari i ri i Slaven Belupos.

Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, i lindur më 8 mars 1995, në Lachen, ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në fund të sezonit aktual dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ferencini nga ndeshja me Rudeshin”, thuhet në njoftimin e kroatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat