Kane shpreson të jetë në formë

Futboll

Kane shpreson të jetë në formë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:00
Kane

Sulmuesi Harrry Kane shpreson të jetë në formë edhe për 8-9 vite të tjera, pasi dëshiron të ndihmojë Anglinë të fitojë Kampionatin Europian që organizohet në fushën e tyre në vitin 2028.

Golashënuesi më i mirë i Anglisë, i cili do të jetë 35 vjeç kur të fillojë Euro 2028, tha se do të ishte një “ëndërr e realizuar” për të fituar turneun, pasi humbi finalen e Euro 2020 ndaj Italisë në Wembley.

“Perceptimi në sport apo futboll është se ju arrini 30 vjeç dhe njerëzit fillojnë të mendojnë se është fundi i karrierës”, tha sulmuesi i Bayern Munih. “Por mënyra se si po e shikoj është se unë pothuajse kam nisur gjysmën e dytë të karrierës sime tani. Kam pasur nëntë apo 10 vite në nivelin më të lartë dhe shpresoj për tetë apo nëntë vite të tjera”, tha Kane.

“Me rimëkëmbjen, shkencën sportive dhe mënyrën se si loja është përshtatur, i ka lejuar lojtarët të luajnë më gjatë”, shtoi Kane, i cili mbushi 30 vjeç në korrik. Ai përmend Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin si shembuj të lojtarëve që ende po luajnë në nivelin më të lartë në të tridhjetat e tyre. “Kur shikoni shumë nga lojtarët e nivelit të lartë, si Ronaldo, Messi, Lewandowski, Ibrahimovic etj., ata pothuajse janë bërë më të mirë pasi kanë arritur 30 vjeç”, tha Kane.

“Gjithçka është ndoshta e vendosur në jetën tuaj personale, në familje, te fëmijët.

Jeni të qetë me trupin tuaj dhe jeni të rehatshëm mendërisht aty ku jeni. Kjo thjesht më lejon të përqendrohem në futboll.

Finalja e Euro 2020 në Wembley nuk përfundoi ashtu siç donim ne”, u shpreh Kane.

“Europiani i ardhshëm dhe ai që organizohet në shtëpinë tonë në vitin 2028 do të sjellë kujtime të turneut të vjetshëm. Të fitosh një Europian do të ishte speciale, por ta fitosh atë në vendin tënd do të ishte një ëndërr e realizuar”, tha në fund sulmuesi i Bajernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat