Lukaku flet për largimin nga Interi: Shumë gënjeshtra janë thënë për mua

Futboll

Lukaku flet për largimin nga Interi: Shumë gënjeshtra janë thënë për mua

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 15:51
Lukaku

Sulmuesi Romelu Lukaku ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Austri-Belgjikë e cila do të luhet në datë 13 e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”. Belgu u ndal tek merkatoja e verës në të cilën ishte plotësisht protagonist.

Shumica e njerëzve më njohin, por nëse do të thosha në të vërtetë si shkoi vera e kaluar, të gjithë do të tronditeshin.  Një ditë do të tregoj të gjithë të vërtetën për këtë verë.

Është thënë dhe shkruar shumë për mua, shumë gënjeshtra. Kishte raste kur unë me të vërtetë mendova se mund të shpërtheja, pesë vjet më parë ndoshta do ta kisha bërë këtë.

Tani jam fokusuar në atë që bëj më mirë, të luaj futboll. Kam punuar shumë gjatë gjithë verës.

Gjithashtu duhet të falënderoj Radja Naingolan që më dha kontaktin me drejtuesit e Romës”.

Al Hilal- “Isha i nderuar nga ky interesim, por pas bisedave të para nuk u binda plotësisht. Ai ishte klubi më i madh në Lindjen e Mesme dhe liga atje do të bëhet një nga më të mëdhatë në botë, por unë nuk doja të largohesha ende nga Evropa”.

Belgjika- “Të luash për kombëtaren mbetet e veçantë. Në fillim kisha vështirësi, por tani mezi pres të bëj gjëra të mëdha këtu”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat