Rooney përgatit kthimin e bujshëm

Futboll

Rooney përgatit kthimin e bujshëm

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 16:36
Rooney

Te Birmingham tashmë gjithçka është gati për ardhjen e Wayne Rooney në stol. Gjithashtu edhe rroga.

Pak orë pas njoftimit të ndarjes mes ish-sulmuesit me D.C. United, Blutë kanë zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit John Eustace.

Një vendim që nuk justifikohet saktësisht nga rezultatet, me Birmingham që vjen nga dy fitore radhazi ndaj Huddersfield dhe West Bromwich Albion, me shtatë gola të shënuar dhe dy të pësuar dhe po i afrohet kryesimit të renditjes së Championship.

Me sa duket, megjithatë, vendimi është marrë disa kohë më parë dhe ishte vetëm një çështje e pritjes që Rooney të çlirohej nga klubi i MLS-së.

Kështu, në pritje të komunikimeve zyrtare për ndryshimin në stol, The Sun ka zbuluar disa detaje në lidhje me operacionin.

Sipas tabloidit anglez, Rooney do të marrë një pagë tre herë më të lartë se ajo e Eustace dhe do të fitojë një milion e gjysmë paund në sezon, një pagë disa qindra mijë euro më e lartë se sa ajo që fitonte në MLS.

“Lidhja” mes Rooney-t dhe pronarëve të rinj të Birminghamit është CEO i klubit, Garry Cook, një ish-ekzekutiv i Nike që e njeh mirë ish-lojtarin që nga koha e tij në Manchester United.

Në aventurën e tij të re në shtëpi, Rooney do të sjellë me vete dy ish-shok skuadre të shquar brenda stafit të tij. Ata janë Ashley Cole dhe John O’Shea.

Ish-mbrojtësi i krahut, ish-shoku i skuadrës së Rooney-t në kombëtare, krenohet me përvojën si trajner në ekipin e të rinjve të Chelsea-t dhe më pas si bashkëpunëtor i Frank Lampard në ekipin e parë të Bluve sezonin e kaluar.

Nga ana tjetër, O’Shea ka punuar si asistent në Irlandën U-21 dhe aktualisht është zëvendës trajner i Stephen Kenny tek ekipi i parë i Irlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat