Sinjali më i qartë

Futboll

Sinjali më i qartë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 15:29
Thomas Muller

Thomas Muller, edhe pse në moshën 34-vjeçare, di të jetë lojtar protagonist me fanellën e Bayernit dhe sinjali më i qartë erdhi nga takimi me Kopenhagenin në Champions.

Në “përplasjen” me Fraiburgun, Mylerit iu rezervua nga trajneri Tuhel roli i titullarit, e ku atij i shërbeu si “shou” i dyshes KomanSane për t’i shtuar një tjetër arritje palmaresit në Mynih.

Muller regjistroi fitoren numër 322 me kampionët e Bundesligës kundër Fraiburgut, e arritur përgjatë 448 ndeshjesh, kuotë që e mban në një vijë me Manuel Nojerin.

Askush nuk ka shkuar më lart në bazë të sukseseve në ligën vendëse. Dueli i ardhshëm me Maincin do ta vendoste në një pjacë më lart, krahas gardianit me numër “1” në “Allianz Arena”, gjithmonë nëse ky i fundit nuk ia del të jetë gati në datën 21 tetor. Edhe pse në këtë kompeticion kanë shkelur një sërë legjendash, si Gerd Myler, Franc Bekenbauer, Karl-Hainc Rumenige, Lotar Matues, rekordi i kuotës më të lartë të ndeshjeve si fitues mban firmë e Tomas Mylerit në “bashkëjetesën” e përkohshme me Nojerin.

Unë nuk e di nëse ai dëshiron të luajë deri në moshën 67-vjeçare. Ne kemi parë se ai është i rëndësishëm për ekipin.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë.

Kemi arsyeje të mira për të shpresuar se Myleri do të jetë me ne gjatë”, tha shefi i Bajern Mynihut, Jan-Kristian Dresen, në “Bild”.

Kontrata aktuale e futbollistit më të vjetër nga kontingjenti te kampionët skadon verën e vitit 2024 dhe prononcimi në fjalë bën të kuptosh se rinovimi do të jetë thjesht formalitet, e ku dilema përkon me afatin. Në një statistikë të përgjithshme, lojtari me origjinë bavareze numëron 674 prezenca në të gjitha kompeticionet, e pasuar e 235 gola dhe 259 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat