“Djajtë e Kuq” gati 103 milionë stërlina për klauzolën e talentit

Futboll

“Djajtë e Kuq” gati 103 milionë stërlina për klauzolën e talentit

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 14:27
Joao Neves

Talenti 19-vjeçar i Benfica, Joao Neves, ka përfunduar në radarët e skuadrës së Manchester United, që është gati të bëjë çmendurinë për ta sjellë në “Olda Trafford”.

Sipas të përditshmes “The Sun” skuadra e Manchester United është gati të paguajë një klauzolë prej 103 milionë stërlina për të siguruar shërbimet e mesfushorit portugez. Neves ka një kontratë deri në vitin 2028 me Benfica.

Neves është në sezonin e tij të dytë me ekipin e parë, nje mesfushor që këtë sezon ka luajtur në të gjitha ndeshjet e kampionatit. Një lojtar i talentuar, që merr frenat e lojës dhe di të mbrojë mirë.

19-vjeçari luan me kombëtaren U-21 të Portugalisë dhe është gati për të bërë kalimin e madh, në një kampionat të fortë si Premier League. Për të janë interesuar disa ekipe “big” në Europë, por “djajtë e kuq” duken më konkrete në kërkesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat