Vijojnë polemikat

Futboll

Vijojnë polemikat

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:06
Xhanluka Rok

Xhanluka Roki, në emisionin “Open Var”, ka komentuar golin e Kristian Pulisiçit ndaj Xhenoas. Për kreun e arbitrave italianë: “Nuk ka siguri për prekjen e krahut nga Pulisiç, e kuptoj që veprimi lë shumë dyshime.

Duke qenë se nuk ka kamera që japin siguri, mbeti në fuqi vendimi i fushës. Gjithmonë kërkohet e vërteta, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndjekim ndjesitë për të dhënë një gjykim.

Teknologjia garanton ndihmesë të madhe, do të kishim humbur penalltinë e Bolonjës ndaj Interit për shembull ose situata të tjera, ndaj ndonjëherë duhet pasur edhe mirëbesim në punë e arbitrave.

 I një mendimi krejt tjetër është Graciano Çezari. Ish-arbitri, në analizën e tij për “Sportmediaset”, ka saktësuar: “Janë dhjetë kamera që inkuadrojnë këtë situatë. Mendoni pak: nga gjashtë kamera, nuk ka asnjë që nxjerr në pah diçka të saktë në ndonjë mënyrë. Një kamerë tregon krahun e Pulisiçit që formon kënd të drejtë me trupin, ndërkohë që në një pamje nga lart duket sikur topi prek gjoksin e amerikanit. Sidoqoftë, duhet ditur se për të dhënë një faull me dorë për bazë ndarëse merret sqetulla dhe në 3 minuta e 12 sekonda që zgjati verifikimi duhej bërë diçka më tepër.

Të paktën kryesori Piçinin mund të merrte përgjegjësi duke kërkuar verifikimin e imazheve nga ana e tij, por duke pritur kolegët u arrit në atë vlerësim që po shkakton kaq shumë polemika. Sidoqoftë, për mendimin tim, Pulisiç e ka prekur topin me dorë pasi mjafton të shohim se çfarë drejtimi merr sfera pas prekjes së amerikanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat