Roma nuk përmbahet ndaj Cagliarit, Mourinho ballëlart

Futboll

Roma nuk përmbahet ndaj Cagliarit, Mourinho ballëlart

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 19:55
Roma

Roma është këndellur duke shënuar edhe një fitore dhe që e bën të lumtur trajnerin Jose Mourinho.

Roma në udhëtim ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Cagliarit.  

Për Romën shënuan Aouar (19'), Lukaku (20' e 59'), Belotti (51') dhe për Cagliarin realizuan Nandez (86’ – nga penalltia).

Roma sa iu është gëzuar fitores ka edhe një shqetësim tjetër.

Në minutën e 40-të, sulmuesi argjentinasi Paulo Dybala u largua nga fusha, për shkak të dhimbjes së fortë që ndjeu në gjurin e majtë pas një përplasjeje me Pratin.

Roma renditet në vend të dhjetë me 11 pikë dhe Cagliari në fund me 2 sosh pas 7 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat