Batatina: Llapi tani është pesë herë më i madh

Futboll

Batatina: Llapi tani është pesë herë më i madh

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 18:48
Batatina

Trajneri Tahir Batatina ka thënë se skuadra aktuale e Llapit, është më e mira që ai e ka drejtuar ndonjëherë. Llapi mposhti Lirinë 2:0, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Fitorja u arrit me nëntë lojtarë, për shkak të dy kartonëve të kuq gjatë ndeshjes.

“E kemi ditur se nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Pavarësisht renditjes, Liria ka treguar paraqitje të mira, karakter. Dhe për këtë duhet përgëzuar.

Djemtë sot i kam përgatitur në pjesën psikike gjatë ligjëratave që kam bërë me ta por edhe gjatë seancave stërvitore që kemi bërë.

Futbolli jep momente që nuk i parashikon. Nëse nuk jemi në gjendje që ato momente të mos i menaxhojmë mirë, atëherë nuk jemi skuadër e mirë. Ka momente kur vjen kartoni i kuq dhe duhet të dijmë si të funksionojmë. Kartoni i parë i kuq na vuri në vështirësi, por ekipi tregoi karakter dhe nuk u dorëzua. Muhamet Hyseni është lojtar që ka kualitet, ndërsa kemi bërë maksimumin që Valmir Veliun ta kthejmë në skuadër. E mira nga ky ballafaqim është se nuk kemi pranuar gol, me një apo me dy lojtarë më pak. Edhe pritja e penalltisë së Avdylit duhet përgëzuar”, ka thënë fillimisht Batatina për “ArtMotion”.

Ai më pas krahasoi Llapin e edicioneve të kaluara me të tanishmin. “Nëse krahasohemi me vitet që kemi lënë pas, Llapi tani është pesë herë më i madh me kualitet. Kemi skuadër solide dhe të fortë, dhe kjo u pa sot.

Është skuadra më e mirë që kam pasur ndonjëherë në Llap. Kam pasur ekip të mirë edhe në të kaluarën ku kam fituar tre trofe, por rikthimi i Hamdi Namanit, Ilir Blakçorit e Arbnor Ramadanit, i kanë dhënë siguri Llapit sepse e njohin mentalitetin.

Të gjithë lojtarët sot ishin vendor. Këta djem duhet t’i përkrahim sepse ka kualitet dhe këta djem mund ta përfaqësojnë Kosovën në mnëyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat