Ylber Ramadani po kalon një formë mbresëlënëse me Leccen

Futboll

Ylber Ramadani po kalon një formë mbresëlënëse me Leccen

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:59
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani po kalon një formë mbresëlënëse me Leccen në Serinë A dhe mbase edhe vlerësimin e disa mediave italiane për formën e treguar në ndeshjen e fundit mund të jetë si rrjedhojë e pritshmërisë të lartë që kanë për mesfushorin kuqezi.

Ramadani është kthyer në një “digë” thuajse të pakalueshme para mbrojtjes së Leçes dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat, pasi ai është njëri nga më të mirët e Serisë A sa i përket kilometrave të përshkruar në mesfushë.

Sipas të dhënave të grumbulluar nga “Opta”, ai ka regjistruar 57 rikuperime topi duke ua hequr kundërshtarëve deri tani në Serinë A, duke qenë i pari në këtë klasifikim të veçantë.

Përveç kësaj, ai është i palodhur duke dhënë gjithçka në fushën e lojës, pasi me një mesatare prej 12,294 kilometrash në ndeshje, Ramadani rezulton të jetë lojtari i tretë që vrapon më shumë në Serinë A në këtë edicion.

Ndërsa për gazetën lokale “Leçe Prima” Ramadani luajti përballë Sasuolos me mendjen tek Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat