I zemëruar

Futboll

I zemëruar

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:18
Simone Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se është i zemëruar me barazimin ndaj Bologna-s.

“Nerazurët’ dhe Bologna dje ndan pikët duke luajtur baras 2-2, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Serie A.

“Është normale që jam i zemëruar, ashtu sikurse të gjithë lojtarët që ishin të zemëruar në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Inzaghi.

“Kalojmë në avantazh dhe në fund nuk e fitojmë ndeshjen.

Fillimisht disfata ndaj Sassuolos dhe tash barazimi ndaj Bolognas erdhën nga pakujdesia që nuk duhet të bënim në këtë nivel të ndeshjeve”, ka theksuar tekniku italian.

Inzaghi kërkon nga lojtarët e tij që në ndeshjet e ardhshme të jenë më të vëmendshëm dhe t’u kthehen fitoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat