Dinamo turpëron Rahovecin! Trepça fiton ndaj Trepçës ‘89

Futboll

Dinamo turpëron Rahovecin! Trepça fiton ndaj Trepçës ‘89

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 20:07
Dinamo

Dinamo e Ferizajt nuk njeh askënd në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Dinamovitët para shikuesve të vet turpëruan me rezultat 5:1 Rahovecin, në takimin e javës së tetë.

Futbollisti Henry Chibuese ka shënuar het-trik dhe ishte fatal për rahovecianët.

Kreatorë të fitores janë Henry Chibuese (6', 29' e 44'), Dren Gashi (31’) e Kenan Orana (68’). 

Trepça fiton me 3:2 ndaj emnakut dhe rivalit të qytetit.Trepçës '89.

Fitore e madhe për skuadrën me renome dhe Trepça ’89 është në krizë të rezultateve. 

Dinamo kryeson me 22 pikë, pasojnë Trepça me 14, ndërsa Trepça '89 renditet në vend të katërt me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat