Alirifa: Gabuam lehtë dhe pësuam

Futboll

Alirifa: Gabuam lehtë dhe pësuam

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 18:11
Alirifa

Senad Alirifa ka thënë pas disfatës nga Drita se skuadrën e tij, Malishevën, po e penalizojnë ndeshjet që po i zhvillon si mysafir.

Por, nga dueli i radhës, Malisheva do të kthehet në “Liman Gegaj”, dhe Alirifën e ka gëzuar ky fakt.

Malisheva si vendëse në Suharekë të shtunën u mposht në shtëpi nga Drita, 3:1.

“Realisht në pjesën e parë patëm disa gabime të lehta në mbrojtje dhe si pasojë e atyre gabimeve, morëm edhe golat. Në pjesën e dytë reflektuam dhe morëm lojën përsipër.

Arritëm të shënonim gol, ndërsa pas kartonit të kuq vazhduam mirë. Sigurisht se pasqyrë e rezultateve të Malishevës janë edhe faktorët e ndryshëm që po ndikojnë. Është ndeshja e nëntë që e luajmë si mysafir.

Kjo shkakton probleme për neve.

Ky pushim është i mirëseardhur dhe nga ndeshja e ardhshme kthehemi në ‘Liman Gegaj’. Pas nëntë xhirove, realisht kemi merituar më shumë pikë. Nuk jam i kënaqur me 12 pikë”, ka thënë Alirifa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat