Seferi në super formë, realizon në fitoren 2:1 të Bani Yas ndaj Al Wahda

Futboll

Seferi në super formë, realizon në fitoren 2:1 të Bani Yas ndaj Al Wahda

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 23:42
Pamje nga ndeshja

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi ka gjetur rrugën drejt rrjetës këtë të premte.

Seferi realizoi golin e barazimit në fitoren 2-1 të ekipit të Bani Yas ndaj Al Wahda, në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërsa rezultati ishte 0-1, në minutën e 84’ Seferi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe ia doli më së miri duke barazuar për vendasit, ndërsa shoku i skuadrës së tij, Niakate përmbysi rezultatin në minutën e 90+9’.

Pas kësaj fitoreje Bani Yas renditet në vend të pestë me shtatë pikë, teksa Al Wahda renditet në vend të nëntë me gjashtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat