Malisheva transferon portierin turk

Futboll

Malisheva transferon portierin turk

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 19:06
Oytun Ozdogan

Malisheva ka prezantuar portierin turk, Oytun Ozdogan.

"Konfirmojmë transferimin e portierit Oytun Ozdogan nga Yeni Malatyaspor e Turqisë.

Mirë se vjen Oytun!", ka njoftuar Malisheva.

Skuadra nga qyteti që gjendet në qendër të Kosovës nuk ka dhënë detaje sa i takon marrëveshjes me futbollistin.

Aktualisht në tabelën që kryesohet nga Ballkani, Malisheva gjendet në pozitën e katërt. 

Të shtunën në kuadër të Javës së nëntë të Albi Mall Superligës, Malisheva e pret Dritën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat