“Abissnet Superiore” për vajza, java e dytë luhet të shtunën dhe të dielën

Futboll

“Abissnet Superiore” për vajza, java e dytë luhet të shtunën dhe të dielën

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:26
Pamje nga një ndeshje

Java e dytë e Kampionati të vajzave do të zhvillohet e gjitha në fundjavë.

Ditën e shtunë do të luhen tre ndeshje, duke nisur me sfidat Lushnja – Kinostudio dhe Apolonia – Skënderbeu, që do të zhvillohen në të njëjtën orë, 12:00.

Ekipi i vajzave të Kinostudios do të kërkojë tri pikët e radhës, pas triumfit me rezultatin e thellë 11-0 në ndeshjen e parë me Teutën.

E njëjta situatë edhe për vajzat e Apolonisë, të cilat synojnë vazhdimësinë ndaj Skënderbeut, pas fitores 14-0 me Gramshin.

Për korçaret do të jetë ndeshja e parë e sezonit, pas shtyrjes së sfidës të javës së parë me Laçin.

Në të njëjtën ditë do të luhet edhe një tjetër ndeshje, në orën 13:00 Laçi – Tirana. Vajzat e Laçit do të zhvillojnë ndeshjen e parë të sezonit, ndërsa ekipi i Tiranës do të kërkojë triumfin e dytë radhazi, pas fitores 12-0 përballë Lushnjes në javën e parë.

Ndërkaq, të dielën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera. Partizani – Gramshi luhet në orën 11:00 në kompleksin “Arena e Demave”. Java e dytë përmbyllet me takimin Vllaznia – Teuta. Kampionet në fuqi të vendit do të luajnë në Shkodër ndeshjen e parë sezonale, që nis në orën 12:00.

Java e dytë e kampionatit të vajzave, edicioni 2023-2024

Lushnja – Kinostudio, e shtunë, ora 12:00

Apolonia – Skënderbeu, e shtunë, ora 12:00

Laçi – Tirana, e shtunë, ora 13:00

Partizani – Gramshi, e diel, ora 11:00

Vllaznia – Teuta, e diel, ora 12:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat