Dinamo e dobët?

Futboll

Dinamo e dobët?

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:01
Edlir Tetova

Egnatia kryeson me meritë Superioren dhe pas fitores 3-0 me Dinamon trajneri Edlir Tetova tregon se çfarë e ka kënaqur në këtë sfidë.

Tetova pohoi se nuk e priste që Dinamo të ishte kaq difesive.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “MCN”, ai sqaroi disa detaje për ekipin e tij dhe të ardhmen:

“Besoj se ndeshjen e kishim përgatitur mirë. Kishim mungesën e kapitenit, por të gjithë lojtarët u shfaqën mirë dhe kryen detyrat.

Ndeshja nisi vrullshëm, patëm rënie por u kthyem sërih me perlën e Zejnullait.  Jam shumë i kënaqur për çfarë u bë sot.

Manovra ishte cilësore dhe shënuam si me Laçin. Tamam siç e kërkoj unë, duhet të ishte Zejnullai, por rastisi Paulaskas. Jam i kënaqur gjithsesi.

Dinamo e dobët?

Ndeshjet janë të ngjeshur dhe lodhja ndikon te skuadrat. Dinamon nuk e prisja kaq mbrojtësi në 70 metra, gjithsesi filozofi e trajnerit të tyre.

E vetmja gjë që më gëzon sot është rikthimi i lojtarëve se kemi pasur shumë dëmtime. Pushimi erdhi në kohën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat