Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji, do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës 2030!

Futboll

Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji, do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës 2030!

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 16:12
Argjentina

Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji, të cilët do të presin 3 nga 104 ndeshjet e Kupës së Botës 2030, do të përfitojnë kualifikimin e drejtpërdrejtë në finale si vende kryesore pritëse, së bashku me Marokun, Spanjën dhe Portugalinë, tha FIFA të enjten. 

Nëse formula ndërkontinentale e zbuluar të mërkurën, vërteton të gjitha kriteret teknike deri në miratimin përfundimtar të saj në fund të vitit 2024, turneu do të fillojë me gjashtë ekipe të kualifikuara automatikisht, nga 48 kombëtare pjesëmarrëse në finale, një proporcion i paprecedentë.

FIFA e kishte përmendur këtë biletë direkte vetëm për tre kandidatët zyrtarë për të pritur garën, Marokun, Spanjën dhe Portugalinë, por FIFA i tha AFP-së të enjten, se edhe tre kombëtaret e Amerikës së Jugut do të përfitonin gjithashtu nga ajo.

Me rritjen e numrit të finalistëve, nga 32 në 48 kombëtare, duke filluar nga Kupa e Botës 2026, e organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, “tre nga gjashtë vendet” që i ndahen zonës së Amerikës së Jugut tashmë janë zënë. Do të shtohet një biletë finale e kontestuar gjatë një “play-off” ndërkontinentale, ka detajuar një zëdhënës i FIFA-s.

Kampionia e trefishtë e botës, Argjentina ka luajtur në çdo turne final që nga viti 1974, ndërsa Uruguaji ka qenë në çdo edicion që nga viti 2010. Paraguaji, nga ana tjetër, ka humbur tre Kupat e Botës dhe pjesëmarrja e tij e fundit daton në 2010 (çerekfinalist). 

Të tre vendet, fillimisht candidate, së bashku me Kilin, për të pritur turneun, më në fund u dorëzuan në këmbim të organizimit të tre ndeshjeve të para dhe festimeve për 100-vjetorin e Kupës së Botës, edicioni i parë i të cilit u luajt në Montevideo në vitin 1930.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat