Messi në Amerikë deri në vitin 2025

Futboll

Messi në Amerikë deri në vitin 2025

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 13:26
Lionel Messi

Lionel Messi vendosi të transferohej në mënyrë suprizë këtë verë në Amerikë duke braktisur Kontinentin europian.

“Pleshti” pranoi ofertën e Inter Miamit të David Beckham ndërsa është shndërruar në imazhin e MLS.

Megjithatë, Kampioni i Botës nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën në Amerikë, të paktën kjo është ajo që raportojnë mediat.

Sipas “El Nacional”, Messi do të qëndrojë tek Inter Miami deri në vitin 2025 dhe më pas do të rikthehet në Argjentinë për të “varur këpucët në gozhdë” me Newell’s Old Boys, skuadër në të cilën hodhi hapat e parë të karrierës para se të transferohej te Barcelona.

Në Argjentinë ëndërrojnë që Messi të marrë pjesë edhe në Botërorin e vitit 2026 dhe të ketë mundësinë që të luajë me Albicelestet shanset për të mbrojtur titullin e fituar në Katar. Megjithatë, deri në 2026-tën ka ende kohë dhe Messi në shumë raste është shprehur se nuk mund ta përcaktojë në këtë moment pjesëmarrjen ose jo në Botëror..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat