Pankarta e tifozëve grek për Kosovën trondit Serbinë! Serbët çarten: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju

Futboll

Pankarta e tifozëve grek për Kosovën trondit Serbinë! Serbët çarten: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 23:50
Tifozët grek godasin Serbinë

Pankarta e shpalosur nga tifozët e AEK-ut të Athinës në ndeshjen ndaj Ajaksit, ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri”, është konsideruar si tradhti dhe thikë në zemër nga serbët dhe mediat e këtij vendi.

Kjo pankartë e tifozëve të AEK vjen si kundërpërgjigje ndaj rivalëve të Olimpiakosit, që shpalosën pikamje të ndyshme karshi Kosovës dhe Serbisë.

“Kurir” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasur me pankartën e tyre, që ka troditur gjithë Srebinë.

“Tradhëti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”.

Ky është titulli vajtues  i“kurir” ndaj banderolës së tifozëve të AEK-ut të Athinës.

Sipas këtij portali, jo shumë kohë më parë, mbështetësit e AEK-ut kishin një slogan që thoshte të kundërtën, ndaj askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat