Humbja nga Ballkani mund të jetë fatale për të, trajneri i Dinamos mund të shkarkohet

Futboll

Humbja nga Ballkani mund të jetë fatale për të, trajneri i Dinamos mund të shkarkohet

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 23:44
Sergej Jakiroviq

Ballkani ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.

Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

E kjo humbje mund të jetë fatale për trajnerin e Dinamo Zagrebit, Sergej Jakiroviq.

Ai tha se nesër do të mirret vendimi.

“As që e di nëse ishte ndeshja e fundit për mua, duhet të fle, pastaj të marr një vendim për të. 

Mendoj se jam edhe unë përgjegjës dhe mendoj se jap maksimumin, të gjithë veten time për këtë klub”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat